Arsenali po zhvillon një sezon të mirë në Premier League, teksa aktualisht pozicionohet në zonën e Champions Leagues, në vendin e 4-të në tabelën.
Megjithatë e ardhmja e trajnerit Mikel Arteta është në dyshim, pasi disa zëra e kanë lidhur atë me një largim të mundshëm nga “topçinjtë”.
Kontrata aktuale e Artetës me Arsenalin përfundon në vitin 2023, teksa palët me shumë gjasa nuk do të vazhdojnë rinovimin e kontratës.
Sipas lajmeve nga Brazili, londinezët po shqyrtojnë mundësinë e basteve për Tite në sezonin 2022/23.
Trajneri aktual i skuadrës i jep fund lidhjes me Brazilin pas përfundimit të pjesëmarrjes në Kupën e Botës të këtij viti dhe TV Globo tashmë ka raportuar se të dy palët kanë kontaktuar mes vete. /f.a/abcnews.al