Arsenali dha gjithçka në derbin e Londrës, por në fund fitoi dhe festoi Tottenham. Spurs shënuan dy gola në pjesën e parë me anë të Son Heung-Min dhe Harry Kane, dhe ia dolën të menaxhonin avantazhin e dyfishtë.
Trajneri i “Topçinjve”, Mikel Arteta vlerëson lojën e djemve të tij në deklaratën e dhënë pas ndeshjes, teksa nuk zgjatet shumë dhe pranon verdiktin e prodhuar nga fusha e blertë.
“Ky është futbolli, nuk kam çfarë flas shumë pas kësaj ndeshje. Ata zhbllokuan ndeshjen me një gol të mrekullueshëm, ndërsa i dyti erdhi pas një kundërsulmi.
Thomas pësoi dëmtim në aksionin e golit të dytë të Tottenham dhe nuk mundi të ndërhyjë. Pashë një Arsenal të gjallë, dominuam në disa momente, por në fund humbëm dhe nuk e ndryshojmë dot“, deklaron Arteta. /abcnews.al