Arteta, Hudson-Odoi dhe tre lojtarë të Leicester: Çfarë po ndodh në Angli?

schedule09:31 - 13 Mars, 2020

schedule 09:31 - 13 Mars, 2020

Koronavirus ka prekur mijëra njerëz në mbarë botën dhe nuk mund të mungonte kurrsesi edhe ndikimi në futboll. Në Angli, situata paraqitej më e qetë dhe vetë faqja zyrtare e Premier League, njoftoi mbrëmë se kampionati do të vazhdojë normalisht.

Tre lojtarë të paidentifikuar të Leicester Cityt u testuan pozitivë me Koronavirus, ndërsa mbrëmë, trajneri i Arsenalit Mikel Arteta, si dhe talenti i Chelsea, Callum Hudson-Odoi, konfirmuan se janë prekur nga virusi COVID-19.

Drejtuesit e Premier League kanë programuar sot një takim urgjent, që do të bëhet me drejtuesit e klubeve dhe ku me shumë gjasa, do të vendoset pezullimi i Premier League. Media të shumta angleze raportojnë se kampionati do të pezullohet.

Edhe familjarët e futbollistëve janë në rrezik. Një i afërm i mbrojtësit të Manchester City, Benjamin Mendy, ka rezultuar pozitiv me Koronavirus dhe futbollisti francez, është izoluar për 14 ditë. Kohë të vështirë kërkojnë masa drastike dhe futbolli, po shkon drejt kësaj rruge…/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!