Mikel Arteta ka nisur punën si trajner i Arsenalit dhe do të debutojë në ndeshjen e së enjtes kundër Bouremouth jashtë fushe. Spanjolli kërkon një sulmues me eksperiencë dhe i preferuari i tij luan në Serie A.
The Sun zbulon emrin dhe ai është Dries Mertens. Belgut i përfundon kontrata me Napolin në fund të sezonit dhe rinovimi është ende larg, pavarësisht insistimit të tifozëve që janë të dashuruar me 32-vjeçarin.
Arteta i ka kërkuar drejtuesve të nisin negociatat me klubin italian dhe shpreson që të arrihet akordi për transferimin e sulmuesit në janar. Nëse nuk arrihet te Mertens, Arsenal do të nisë sulmin drejt Kevin Volland të Bayer Leverkusen, një tjetër lojtar që është në listën e dëshirave të trajnerit. /abcnews.al