Arteta “firmos” me një kafshë në ekip, qeni “psikolog” i lojtarëve të Arsenalit

schedule10:06 - 20 Maj, 2023

schedule 10:06 - 20 Maj, 2023

Një qen i racës Labrador është parë në terrenin stërvitor të Arsenalit kohët e fundit.

Mikel Arteta, i cili njihet për përdorimin e disa metodave jokonvencionale, është frymëzuar për të “firmosur” me qenin pasi sipas tij, përkëdhelja e një qeni mund të qetësojë, reduktojë nivelet e stresit dhe të përmirësojë disponimin e përgjithshëm.

Trajneri i Arsenal mendon se qeni mund të përmirësojë frymën e grupit për të tentuar deri në fund për titullin e Premier League këtë sezon. Qeni i quajtur “Win” ishte i pranishëm madje në nënshkrimin e rinovimit të kontratës të Aaron Ramsdale dhe sipas “The Times” qeni ka një kujdestar që kujdeset për të në distancë nga terreni stërvitor.

Ka disa përfitime shëndetësore kur bëhet fjalë për të pasur një kafshë shtëpiake. Në fakt, vetëm kohët e fundit studimet kanë gjetur përfitime në lidhjen njeri-kafshë.

Kafshët shtëpiake, veçanërisht qentë dhe macet, mund të zvogëlojnë stresin, ankthin dhe madje të përmirësojnë shëndetin tuaj kardiovaskular./ h.ll/abcnews.al