Artan Pogoni merr drejtimin e skuadrës së femrave

schedule21:15 - 16 Korrik, 2019

schedule 21:15 - 16 Korrik, 2019

Artan Pogoni merr drejtimin e skuadrës së femrave të Barleti Volej. Pogoni thekson se do të ndërtojë një skuadër dinjitoze.

14 vjet pritje për të kërkuar që të rikthejë kampion një skuadër universitare por prezente dhe rivale në parketet e volejbollit shqiptar. Artan Pogoni merr drejtimin e skuadrës së femrave të Barleti Volej, dhe vendos të riveshë tutat e stërvitjes, dhe të futet në garën e trainingut. Një periudhë shumë e gjatë shkëputjeje nga trajnimi aktiv në fushë për të, por tashmë me afrimin si pedagog në këtë universitet sportiv e joshi sërish instinkti për ti rikthyer suksesin kësaj skuadre.

Artan Pogoni për një kohë të gjatë është marrë me aspektin drejtues e organizativ në sport, si drejtor sporti në Bashkinë Tiranë, por edhe me pjesën akademike sportive, si pedagog për vite me radhë në Universitetin e Sporteve Tirana dhe tashmë te Marin Barleti. Vendos të marrë përsipër të karikojë veten me adrenalinën e Barleti Volej, aty ku do të duhet të rivalizojë. Premton për një ekip simpatik, edhe pse paralel me simpatiken në parket nevojitet një grup cilësor me një buxhet konkret për të arritur ku dhe ai vetë do: titullin kampion./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!