Artan Hoxha zbulon “biznesin” që s’e preku Pandemia: U rikthye me kapacitet të plotë

schedule15:46 - 29 Prill, 2020

schedule 15:46 - 29 Prill, 2020

Gazetari i Abc News Artan Hoxha ka komentuar situatën në 48 orët e fundit në vend ku janë shënuar një sërë ngjarjesh kriminale.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxha shkruan mes të tjerash se “biznesi” i krimit, siç e quan ai brenda 48 oresh, u kthye ne “detyrë”. Sipas gazetarit, ky “biznes” nuk është prekur nga Pandemia dhe për pasojë nuk ka nevojë për paketat e luftës, Rama-Ahmetaj.

Biznesi” i krimit, brenda 48 oresh, u kthye ne “detyre” me kapacitet te plote, nga jugu ne veri, nga lindja ne perendim, nga toka ne det…

Me moton “korr, godit dhe largohu pa gjurme”, sipermarresit e ketij biznesi, qe nuk kane nevoje te perfitojne nga paketa e luftes, Rama-Ahmetaj, e kane nisur luften vet, me efikasitet te larte dhe pa dificite ne realizimin e planit…

Ne keto kushte, zoti kryeminister dhe zoti minister i luftes, kujdesuni te rregulloni situaten ne bizneset e tjera…’, shkruan Artan Hoxha.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!