Artan Hoxha: Pse është i rrezikshëm lirimi i Endrit Dokle, atë vendim mund ta merrte vetëm Strasburgu

schedule00:14 - 16 Janar, 2020

schedule 00:14 - 16 Janar, 2020

Në emisionin e sotëm Opinion është folur mbi vendimin e Gjykatës së Krujës për të liruar ish-kreun e bandës së Durrësit, Endrit Dokle.

Gazetari Artan Hoxha theksoi se vendimi me burgim të përjetshëm ndaj Dokles ishte lënë në fuqi edhe nga Gjykata Kushtetuese dhe se e vetmja shkallë që mund ta rrëzonte ishte Gjykata e Strasburgut.

“Është dënuar për të paktën 4 ngjarje ku ka patur vrasje. Kur është bërë gjyqi themelit janë dhënë 4 dënime të përjetshëm për 4 persona, Lul Berisha, Indrit Dokle, Adriatik Soli dhe Indit Taullaj. Për tre të tjerët Gjykata e Lartë e prishi vendimin me burgim të përjetshëm,. Për këtë ngeli në fuqi dhe nuk e rrëzoi as e Gjykata e Lartë as Kushtetuesja. E vetmja shkallë që i kishte ngelur Endrit Dokles për të rrëzuar këtë vendim ishte Gjykata e Strasburgut”.

Ai vuri në dukje se gjyqtarja Enkelejda Hoxha ka marrë 3 herë vendime në favor të Dokles përpara vendimi për ta liruar nga burgu dhe ngriti pikëpyetje për punën e prokurorisë.

“Gjyqtarja e Krujës 2 herë i ka dhënë ulje dënimi e 2 vjet sepse e ka kapur amnistia gjë nuk e ka në dorë. E ka transferuar nga burg i sigurisë së lartë në siguri të zakonshme kur kjo nuk ndodh për të dënuarit me dënim të përjetshëm. E njëjta gjyqtare në veprime të ndryshme. Kjo prokurori që reagon sot çfarë ka bërë se ka 5 vjet ajo që i jep këto vendime. Pse u kujtuan sot që ai u lirua sot për ta bërë këtë gjë? Kjo është çudia që një gjyqtare e nivelit të parë nuk mund të rrëzojë një vendim të gjykatës kushtetuese”.

Ai rikujtoi gjithashtu se prania e këtyre personazheve të rrezikshëm në rrugë është një fakt që përbën shqetësim për sigurinë publike.

“Të gjithë e mbajmë mend cfarë ndodhi në Durrës në fillim të vitit 2000 kur të gjithë pjesëtarët e këtij grupi që ishin bashkë dhe pastaj u ndanë dhe ndodhi ajo që ndodhi. Madje arrestimi i tyre ishte një nga arritjet e mëdha të qeverisë së parë Berisha”, tha Hoxha. /Opinion.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!