Artan Hoxha mbi MIG 19-të në Rinas: Çfarë ndodhi me avionët luftarakë të Shqipërisë?

schedule08:10 - 6 Mars, 2021

schedule 08:10 - 6 Mars, 2021

Gazetari Artan Hoxha ka nxjerrë nga arkivat një foto të realizuar disa vite më parë. Bëhet fjalë për vitin 1998, ku gazetari shfaqet në bazën ajrore të Rinasit, mbi një avion luftarak MIG 19-të.

Në një postim në rrjetet sociale, Hoxha thekson se ky avion sulmi ishte futur në Shqipëri në  vitin 1962 dhe ishte avioni kryesor luftarak i Forcave të Armatosura në atë kohë.

Më tej, gazetari shpjegon se në vitin nga viti 2005, Shqipëria e nxori nga shërbimi të gjithë flotën ajrore të avioneve luftarakë, të përbërë nga 187 aeroplane sulmi të tipit, MIG 17, MIG 19 dhe MIG 21…

Postimi i plotë:

Foto e vitit 1998, shekulli i XX-te…

Ne bazen ajrore te Rinasit, mbi nje avion luftarak MIG 19-te.

Ky tip avioni sulmi, i futur ne sherbim nga FA te Shqiperise, ne vitin 1962, ishte avioni kryesor luftarak i Ushtrise Shqiptare per 43 vite me radhe.

Shqiperia dispononte 75 avione sulmi MIG 19-te.

Duke patur numer te madh avionesh MIG 19, skuadrilje avionesh sulmi te ketij lloji, ishin shperndare ne tre bazat ushtarake te Gjadrit, Rinasit dhe Kuçoves.

Nga viti 2005, Shqiperia e nxori nga sherbimi te gjithe floten ajrore te avioneve luftarak, te perbere nga 187 aeroplane sulmi te tipit, MIG 17, MIG 19 dhe MIG 21…

Prej vitit 2005, Shqiperia disponon vetem nje flote te kufizuar helikopteresh transporti…

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!