Artan Hoxha: Droga po çon në stratosferë çmimet e apartamenteve në Shqipëri

schedule12:19 - 8 Shtator, 2021

schedule 12:19 - 8 Shtator, 2021

Gazetari Artan Hoxha theksoi se shkaku kryesor i rritjes së çmimit të apartamenteve në Shqipëri është pikërisht trafiku dhe prodhimi i lëndëve narkotike në vend. Sipas tij, nuk ka kuptim që me nivelin e pagave që ka vendi të kemi çmime kaq të shtrenjta për blerjen e një apartamenti.

Përballë Juli Xhokaxhi, Hoxha tha se duket qartë që burimi kryesor i të ardhurave për përballimin e këtij çmimi të apartamenteve në vend është pikërisht trafiku i lëndëve narkotikëve, por edhe prodhimi i kanabisit në vend.

Ne kemi dy tregje të trafikut të narkotikëve në Shqipëri, është tregu i jashtëm dhe i brendshëm. I jashtmi merret kryesisht me kokainë dhe ka grupe të fuqishme shqiptarësh që sjellin kokainë nga Amerika Latine dhe gjetkë. Tregu i brendshëm na shfaqet me problematika si rritja e kriminalitetit këtu, etj”, tha Hoxha.

Artan Hoxha publikoi edhe disa foto të një plantacioni me kanabis sativa të llojit “Gorrilla”, fara e së cilës është kultivuar në Spanjë dhe është sjellë posaçërisht në Shqipëri. Kjo farë sipas tij vilet për 60 ditë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!