Artan Hoxha: Dervishaj ndodhej jashtë vendit kur u vra Saliu! Bomba për Lamajn erdhi nga Mali i Zi

schedule13:20 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 13:20 - 9 Dhjetor, 2020

Gazetari Artan Hoxha ka folur në studion e ABC lidhur me dëshminë e të bashkëpunëtorit të drejtësisë Luftar Reçi cili ka sjellë arrestime për dy ngjarje të ndodhura 15 vite më parë. Hoxha tha se pretendimet e Reçit do duhet të zbardhen nga hetimet e plota pasi do të ishte Bingo nëse katër grupe kriminale do të goditeshin brenda një procesi. Artan Hoxha tha se Luftar Reçi është i dënuar për porositjen e vrasjes së Maks Lalës të ekzekutuar nga nipi i tij dhe i dyshuar për dy vrasje të tjera brenda familjes.

“SPAK ka nisur një hetim në datën 21 Tetor të këtij viti. Pasi ka marrë deklarimet e një të dënuari me 25 vite burg. Është kontaktuar disa herë nga drejtuesit e policisë. Në kohën kur ka qenë PD në pushtet është shkuar disa herë me urgjencë në burg për të marrë deklarimet e tij. Unë e kam pasur si rast duke e ndjekur. Jam penguar nga burgjet që të mos e kontaktoj. Kam shkuar në Korçë me një grup xhirimi dhe kam futur një kolegen time. Ka vajtur gazetarja që ka marrë intervistën me të. Reçi nuk është i panjohur në Tiranë.

Ka qenë pronar i një një biznesi lojërash fati. Ka qenë bashkëpronar i Bingos te Teatri Eksperimental. Ajo që e ekspozoi Reçi ishte ngjarja e 8 Majit 2005. Me sa kujtoj afër Liqenit të Shkopetit, një person në atë kohë Maks Lala që udhëtonte me nipin e Luftar Reçit duke shkuar për të çuar disa armë. Aty ai e qëlloi Maks Lalën e vret dhe e hedh në atë të rrugës. Kthehet në Tiranë merr benzinën dhe kthehet sërish atje për ta djegur. U zbulua kufoma dhe makina. Ka rezultuar që kjo vrasje është bërë nga nipi i Luftar Reçit dhe se porosinë për këtë ngjarje e ka marrë Luftari. Para se të arrestohej ai është vrarë vëllai i tij. Të njëjtët persona dyshohet se kanë vrarë Agim Reçin. Brenda kësaj historie është vrasja e një nipi tjetër”, deklaroi Artan Hoxha.

Hoxha u shpreh se Reçi ka dhënë deklarime edhe herë të tjera për disa ngjarje të tjera që nuk janë marrë parasysh, ndërsa shtoi se Plarent Dervishaj në atë kohë dyshohej se ndodhej në SHBA ose në vendet e Europës. Për bombën e vendosur në ashensorin ku u ekzekutuar Vajdin Lamaj, Artan Hoxha theksoi se kishte ardhur nga Mali i Zi, ndërsa Reçi shprehet se i ka marrë në Dibër. Ai tha se është i dyshimtë fakti se si Lulzim Berisha i kërkoi ndihmë Luftar Reçit, duke qenë se ai nuk ishte në kalibrin e tij sa i përket shtrirjes së sundimit të territorit kriminal. Ai tha se Klodian Saliut i janë vrarë edhe dy vellezër të tjerë në antetat brenda disa vitesh pas ekzekutimit të tij.

“Luftar Reçi u arrestua në vitin 2009 dhe u dënua me 25 vite burg. Gjëja që mua më shqetësonte tek kjo histori si ka mundësi që ka dhënë deklarime dhe herë të tjera dhe nuk i janë marrë parasysh dhe në rastin konkret SPAK, shumë mirë ka reaguar. Por normalisht çdo prokuror me eskperiencë nuk besoj se i ka nisur veprimet vetëm me dëshminë e tij. Nga ana tjetër them se do jetë shumë e vështirë për prokurorinë. Uroj që ngjarjen të jenë të kryqëzuara dhe në gjykatë të provohet ajo që provon SPAK.

Kemi të bëjmë me atë që quhet Banda e Durrësit dhe pjesa e mbetur e Bandës së Rrugës së Kavajës, grupin e Vlorës që drejtohej nga nipi i Viktor Ymerit.  Gjëja që kërcet në këtë histori është se si lidhen këto grupe. Në atë kohë situata nuk ka qenë si është sot. Këto grupe në atë kohë nuk bashkëpunonin. Ishin ose kundërshtarë, ose vepronin në territore të ndara.

Klodian Saliut i janë vrarë edhe dy vëllezër pas pak vitesh. Të tre janë vrarë në atentat. koha në të cilën ka ndodhur ngjarja dhe ajo që u fol në atë kohë jepnin dyshime se ishte bërë me porosi të bandës së Durrësit. Berisha ka qenë në Turqi. Ymeri ka qenë në burg. Por drejtuesit i marrin masat që të kenë alibi. U dyshua për atentatorë sepse në konfliktet e tyre u sollën vrasës nga Kosova. Ajo që i lidh këti ngjarje për momentin është vetëm dëshima e Luftar Reçit. Një person atëherë i përfshirë në vendosje ekpsplozivi ishte një personazh nga Malësia e Madhe që quhej Aleks Keka. Vetë ai është ekzekutuar në një atentat me minë edhe ai.

Ai ishte kyç për zbardhjen e ngjarjes. Në dëshminë, Reçi thotë se Lulzim Berisha i ka ardhur në Kazino dhe i ka kërkuar të realizojë atentatin ndaj Klodian Saliut. Ideja është që në atë kohë meqë Luftar Reçi kishte pasur kontakte me disa ngjarje në Maqedoni, Kalibri i Lulzim Berishës më duket e çuditshme t’i kërkonte ndihmë një personazhi tjetër që nuk e ka potencialin e tij. Me sa kujtoj Plarent Dervishaj nuk ka qenë në Shqipëri kur u vra Klodian Saliu. Këtu duhet provuar çfarë ndihme ka dhënë Luftar Reçi. Në mesin e shkurtit të vitit 2005 Luftar Reçi thotë se është kontaktuar me Lulzim Berisha sepse e di që ky ka dashur t’i vendosë minë hasmit. Në fakt nga hetimi doli që mina e përdorur te vrasja e Vajdin Lamajt rezultoi se ajo vinte nga Mali i Zi. Në Shqipëri ajo është modifikuar. Poshtë minës ishte vendosur një pllakë çeliku. Dëmi që kanë pësuar viktimat ka qenë i madh. Reçi pretendon se i është kërkuar të gjejë eksplozivin”, deklaroi Hoxha./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!