Artan Hoxha: Berisha nuk tha të vërtetën, kë kërkoi të merrte me vete në Tropojë

schedule13:10 - 29 Shtator, 2020

schedule 13:10 - 29 Shtator, 2020

Gazetari investigativ Artan Hoxha i është referuar deklaratave të mbrëmshme të ish-kryeministrit Berisha në lidhje me vrasjen e Azem Hajdarit dhe ngjarjet që prinë dhe pasuan atë.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Hoxha shkruan se Berisha kërkoi që të merrej me vete për në Tiranë nga garda Shkëlqim Haklaj dhe jo Fatmir Haklaj, siç u shpreh ish-kryeministri në emision.

Hoxha shkruan se ndërkohë që mbahej mitingu, Fatmir Haklaj kishte rënë në një pritë në Milot, ku kishin mbetur të vrarë dy persona.

“Nga kaseta e publikuar në emisionin Xhungel në dhjetor 2007, dëgjohet qartë që Berisha ka kërkuar të marrë me vete një nga vëllezërit Haklaj, të cilin në fakt eskorta që e shoqeronte presidentin nuk mundi dot t’i afrohej.
Por nuk është Fatmiri Doktor, është Shkëlqimi, i cili pikërisht për këtë ngjarje, u vra 6 muaj më pas, në priten e Qafë Luzhës, bashkë me kunatin e Fatmir Haklajt, Artur Demiri, më 5 janar 1998”, shkruan Artan Hoxha në Facebook.

Postimi i Artan Hoxhës

Nje nga “lapsuset” e bera ne rrefimin e djeshem ne emisionin Opinion.

Berisha deklaroi se donte te merrte me vete gjate mitingut ne Bajram Curri ne qershor 1997, Fatmir Haklajn…

Jo doktor, nuk kishe asnje shans te merrje Fatmir Haklajn, sepse Fatmiri ate dite nuk ndodhej fare ne Tropoje. Ne te kundert historia e atij mitingu do te kishte qene tragjike.

Nje dite me pare, Fatmiri, kishte rene ne prite ne uren e Milotit, ndersa udhetonte drejt Tropojes me djalin e xhaxhait te tij, ndihmesgjyqtarin e gjykates Skrapar, Sokol Haklaj, me mikun e tij Agron Gjyriçi dhe me truprojen e Azem Hajdarit, Ibrahim Rustemi, oficer ne Garden e Republikes.

Gjate prites ne Milot, mbeten te vrare Sokol Haklaj dhe truproja i Azemit, Ibrahim Rustemi, ndersa Fatmiri dhe Agroni mbijetuan. Fatmir Haklaj nuk ndodhej ne Tropoje, sepse ishte duke transportuar kufomat e atentatit te Milotit.

Fatmir Haklaj mberriti ne Tropoje, pasi presidenti Berisha, ishte larguar…

Nga kaseta e publikuar ne emisionin Xhungel ne dhjetor 2007, degjohet qarte qe Berisha ka kerkuar te marre me vete nje nga vellezerit Haklaj, te cilin ne fakt eskorta qe e shoqeronte presidentin nuk mundi dot t’i afrohej.

Por nuk eshte Fatmiri Doktor, eshte Shkelqimi, i cili pikerisht per kete ngjarje, u vra 6 muaj me pas, ne priten e Qafe Luzhes, bashke me kunatin e Fatmir Haklajt, Artur Demiri, me 5 janar 1998….

Dhe pikerisht per te sqaruar se nuk kishte gisht ne vrasjen e Shkelqimit, Azemi, thirri ne zyren e tij, ne godinen e PD-se, me 2 shtator 1998, plakun e Haklajve, Muharremin.

Duke i kerkuar qe te bisedoje me djemte dhe ti ktheje pergjigje pas 10 ditesh, saktesisht me 12 shtator 1998, diten kur Fatmir Haklaj, e vrau bashke me truprojen e tij, Besim Çera, para selise se PD-se…