Zëvendëskryeministri i parë shqiptar në qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, në një intervistë për Abc News ka komentuar takimin që po zhvillohet në SHBA mes Kosovë dhe Malit të Zi.
Grubi në fjalën e tij është shprehur ndër të tjera se shpreson që drejtuesit e delegacioneve Avdulla Hoti dhe Aleksandër Vuçiç të arrijnë një marrëveshje mes tyre, kjo ka një rëndësi të veçantë për të gjithë rajonin.
Ndër të tjera ai ka theksuar se është e rëndësishme që të arrihet një marrëveshje kompromisi mes dy vendeve kjo do të sillte dhe paqen e munguar në rajon.
“Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është i mirëpritur dhe i përshëndetur nga ne dhe inkurajojmë palët që të arrijnë një marrëveshje për veten dhe për Evropin Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor për të sjellë paqen në rajon. Është për tu përshendetur ndihmë e BE dhe e SHBA në të gjithë këtë iniciativë duke inkurajuar dy vendet Serbinë dhe Kosovën që të marrin shembull e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, nga ne që bëmë dhe mbylljen e çështjes së emrit duke bërë të mundur hapjen e dyerve drejt BE-së dhe NATO-s, ndaj shpresoj që Kosova dhe Serbia të zgjidhin çështjen mes tyre me njohje reciproke.
Unë në një komunikim që kam pas me kryeministrin Hoti e kam inkurajuar që të arrijë një marrëveshje dhe kompromis, ne si shqiptarë në Maqedoni dhe në Shqipëri i besojmë SHBA dhe u jemi mirënjohës, dhe çdo sukses që kemi arritur anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, pavarësia e Kosovës etj është bërë me përkrahje të tyre. Nuk kam asnjë dyshim se administrata e Trump, ajo e SHBA ajo para dhe ajo që vijon do të ketë një rëndësi të madhe në mbylljen e çështjeve të rajonit”, ka thënë Grubi
Gjithashtu ai ka komentuar dhe zgjedhjet e fundit në Malin e Zi dhe rolin që ka shqiptari Dritan Abazoviç, në formimin e qeverisë.
Grubi është shprehur se është e rëndësishme që faktori shqiptarë në Malin e zi të mendojë për interesat e përgjithshme të shqiptarëve dhe jo ato vetjake.
“Ahmeti ka paraprirë me politika inkurajuese duke menduar për zgjedhjet e ardhshme dhe jo për zgjedhjen, ai asnjëherë nuk ka menduar për veten nuk është këtu në kolltukun e kryeministrisë, por ka punuar për arritjet e shqiptarëve, duke bërë që punën e tij ndër vite ta vendosë në funksion të qytetarëve shqiptarë për të arritur barazi, Ndaj ftoj dhe shqiptarët e malit të zi që të ndjekin rrugën e Ahmetit që të mos mendojnë për veten por për gjeneratat e tjera të ardhshme. Njohja e Kosovës të jetë çështje e mbyllur dhe të gjithë politikat të jenë në një vijë me BE”, ka thënë ndër të tjera ai. e.su./abcnews.al