Arsyet pse zgjoheni me dhimbje koke në mëngjes

schedule15:07 - 23 Prill, 2021

schedule 15:07 - 23 Prill, 2021

Shumicës prej nesh, të paktën një herë, i ka ndodhur të zgjohet nga gjumi me dhimbje koke. Për të zbuluar pse ndodh kjo, lexoni më poshtë artikullin e abcnews.al.

Cilësia e dobët e gjumit

Kjo është një nga arsyet më të rëndësishme. Nëse nuk flini mirë për një arsye, trupi reagon me një dhimbje koke në mëngjes.

Ankthi dhe stresi

Një nga efektet fizike të ankthit dhe stresin është dhimbja e kokës në mëngjes. Nëse zgjoheni me dhimbje të forta koke, është e dobishme të provoni praktikat e frymëmarrjes dhe meditimin për ta menaxhuar stresin.

Ndërprerja e papritur e kafeinës

Konsumi ditor i kafes krijon varësi. Kjo do të thotë që nëse një person vendos të ndalojë pirjen e kafesë, ka të ngjarë të përjetojë dhimbje koke. Nëse vendosni ta shkurtoni kafeinën, duhet ta bëni gradualisht, jo menjëherë./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!