Arsyet pse nuk duhet t’i mbani gjithmonë veshur reçipetat

schedule18:00 - 12 Mars, 2021

schedule 18:00 - 12 Mars, 2021

Për të qenë të shëndetshëm, reçipetat duhet të ndryshohen në mënyrë periodike por dhe të vishen në mënyrë korrekte. Shkencëtarët kanë zbuluar se 90 përqind e grave mbajnë rregullisht reçipeta pavarësisht nga madhësia e gjoksit.

Një studim tregoi se gratë që i mbajnë veshur reçipetat 24 orë në ditë rrezikojnë të preken nga kanceri i gjirit 113 herë më shpesh sesa ato që i mbajnë për 12 orë. Për shkak se janë të ngushta, shkaktojnë presion të fortë në gjoks, prishin rrjedhën normale të gjakut në gji si dhe prishin kullimin limfatik, shkruan abcnews.al.

Prandaj është një rrezik i mastopatisë, cistitit dhe tumoreve. Mjekët nxjerrin në pah një numër rekomandimesh në lidhje me zgjedhjen e veshjeve të brendshme për të zvogëluar rrezikun e kancerit të gjirit.

Mos blini reçipeta të ngushta. Mos i vishni nëse krijojnë skuqje të lëkurës.

Mos flini me reçipeta veshur. Asnjëherë!

Nëse nuk doni të sëmureni me mastopati, shmangni modelet e sytjenave push up. Ato i japin një formë të panatyrshme gjëndrës së qumështit.

Zgjidhni një palë reçipeta me pëlhura natyrale për të shmangur djersitjen dhe për të parandaluar shqetësimin e proceseve metabolike.

Shmangni modelet me tel, pasi ushtrojnë presion të madh në nyjet limfatike.

Vishni reçipeta të krijuara në mënyrë korrekte për të mbrojtur shëndetin tënd. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!