Uria mund të jetë një shenjë që tregon se metabolizmi dhe trupi po punon ashtu siç duhet. Megjithatë, edhe pse e natyrshme, uria nuk duhet të jetë e vetmja shenjë që tregon se duhet të hani. Nëse hani vetëm kur ndiheni të uritur, pasojat mund të jenë të rënda.
Uria çon në ngrënie të tepërt.
Njerëzit të cilët anashkalojnë vaktet ose hanë në mënyrë të parregullt shpesh hanë shumë për të kompensuar ushqimin që kanë humbur. Trupi ka nevojë për ushqim të qëndrueshëm çdo 3-4 orë për të shmangur ngadalësimet e metabolizmit, rëniet e energjisë dhe dëshirat.
Uria nuk ndihmon për të humbur peshë.
Shumë njerëz mendojnë nëse ndihen të uritur po humbin peshë. Por në realitet, nëse ushqimi juaj i përditshëm po ju lë të “vdisni” nga uria, nuk do t’i përmbaheni asaj për shumë kohë. Ngrënia e shumë pak kalorive shkakton një gjendje emergjence në trup, duke bërë që të ruajë dhjamin dhe të digjenë edhe më pak kalori.
Nuk do të bëni zgjedhje të shëndetshme ushqimore.
Kur niveli i sheqerit në gjak bie, njerëzit kanë tendencë që më pas të hanë çfarëdo lloj ushqimi më pas, duke përfunduar tek ajo jo të shëndetshmet me sheqer.
Uria është e dëmshme për shëndetin tuaj.
Ndikimi që uria ka në trup në planin afatgjatë, mund të jetë shkatërrues. Disa nga simptomat që shoqërojnë urinë janë: Vështirësi në përqendrim, ndjesi brejtjeje në stomak, dobësi, marramendje, të përziera dhe të vjella, nervozizëm, dhimbje koke etj. xh.d/abcnews.al