Lyerja e thonjve nuk është vetëm një prirje popullore e modës, por një traditë e vjetër që ka një histori të gjatë. Besohet se ky zakon është aplikuar së pari nga burrat, kur luftëtarët e Babilonisë së lashtë pikturonin thonjtë e tyre para se të luftonin.
Në botën moderne, lyerja e thonjve konsiderohet si një zakon femëror, por shumë meshkuj të famshëm si Marc Jacobs, Adam Lambert, Johnny Depp, Seal, Wiz Khalifa, Snoop Dogg, dhe Harry Styles e kanë sfiduar këtë pikëpamje. Bright Side ka renditur arsyet më të rëndësishme që i motivojnë burrat t’i lyejnë thonjtë, shkruan abcnews.al.
Ata e bëjnë atë për të rritur ndërgjegjësimin për një kauzë të rëndësishme.
Kur Caitlyn Jenner pranoi se ishte transgjinore në 2015, hashtagu #PaintYourNailsForBruce (Bruce është emri i mëparshëm i Caitlyn) u përhap masivisht në rrjete sociale dhe shumë burra treguan mbështetjen e tyre për të duke lyer thonjtë. Në vitin 2016, aktori Chris Hemsworth ndau një fotografi me thonj të lyer në Instagram, si pjesë e fushatës “The Polished Man” që synonte dhënien fund të dhunës ndaj fëmijëve.
Ata e bëjnë atë për të thyer stereotipet.
Një burrë mund t’i lyejë thonjtë e tij nëse dëshiron të mbajë një qëndrim të caktuar. Kur pikëpamjet dhe idetë e tij për bukurinë janë të ndryshme, ai ka një shans ta ngrejë zërin. Thonjtë e një njeriu mund të përcjellin një mesazh të fuqishëm, duke u thënë njerëzve që mendojnë ndryshe nga të tjerët.
Ata e bëjnë atë për të shprehur vetveten.
Nëse një njeri është kreativ, ai gjithmonë kërkon mënyra të reja dhe të papritura për të shprehur personalitetin e tij. Tradicionalisht, aksesorët, look-u dhe rrobat i kanë shërbyer këtij qëllimi, por thonjtë e lyer gjithashtu mund të flasin shumë për pamjen e një njeriu dhe të tregojnë shumë për “ngjyrat e tij të vërteta”. Ka mjaft stile manikyrësh që do të përputhen me çdo veshje dhe personalitet.
I lyejnë për shkak të fëmijëve të tyre.
Shpesh fëmijët e vegjël lodhen duke luajtur me kukulla, dhe kanë për përvoja të tjera emocionuese. Nëse një burrë është një baba i dashur, me siguri do të bëhet një model për eksperimentet e vajzës së tij. Është një mënyrë unike dhe e adhurueshme për t’u lidhur me më shumë me fëmijën. /abcnews.al/