Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arsyeja që ju vjen turp të kërkoni atë që dëshironi në seks

schedule13:20 - 24 Mars, 2022

schedule 13:20 - 24 Mars, 2022

Seksi është një situatë që ndryshon vazhdimisht. Mund të jemi mirë me stilin klasik prej vitesh dhe mund të vijë dita kur të ndiejmë se nuk na mjafton.

Fantazitë ekzistojnë në të gjithë ne, por kjo nuk do të thotë që ne i lejojmë ato të shfaqen dhe lëre më t’i realizojmë ato). “Ne jemi rritur në një shoqëri që na bën të besojmë se nëse ai është partneri ideal, ai do të jetë në gjendje të lexojë mendjet tona”, thotë terapistja Cyndi Darnell.

Problemi me ata që nuk komunikojnë në seks është më i thellë dhe nuk ka të bëjë vetëm me turpin që ndjejmë. Do të thotë që nuk ndihemi shumë rehat në marrëdhënie por edhe nuk e lejojmë veten të jemi të sinqertë dhe të hapur me partnerin. Edhe sigurisht, që ne bartim stereotipe dhe paragjykime rreth seksit, ndërkohë që duhet të jetë gjëja më e lehtë në botë.

Duhet kohë dhe praktikë

Nëse skuqeni nga ky mendim, do të thotë se doni kohë për të arritur në pikën për të kërkuar atë që dëshironi në shtrat. Hapi i parë është të flisni për atë që ju pëlqen dhe çfarë bëni tashmë në seks. Është më e lehtë të flasësh për të njohurën sesa të panjohurën dhe është më pak e frikshme.

Një tjetër keqkuptim për seksin është se ne mendojmë se duhet të kërkojmë atë që duam gjatë tij. Domethënë kur është tepër vonë. Çështja është që këto biseda t’i bëjmë kur jemi ulur të qetë, nuk jemi të stresuar dhe nuk jemi në humor të plotë erotik. Ne marrim kohën tonë, nuk ndjejmë asnjë lloj presioni dhe nuk përpiqemi t’i lëmë përshtypje tjetrit.

Por para kësaj, ne duhet ta bëjmë këtë diskutim me veten tonë. Sepse e kemi të vështirë dhe na vjen shumë turp nga seksi. Ku fillon kjo dhe si hyn një pengesë në jetën tonë në përgjithësi? Cilat janë fantazitë që do të donim të realizonim? Kur t’u përgjigjeni atyre, do të shihni se jeta juaj e dashurisë ndryshon./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!