Arsyeja pse sëmuremi në dimër është për shkak të hundëve tona, sipas një studimi të ri

schedule13:13 - 15 Dhjetor, 2022

schedule 13:13 - 15 Dhjetor, 2022

Sa më thellë futemi në dimër, aq më shumë shtohen infeksionet, viruset dhe ftohjet. Aq më tepër këtë vit kur përveç Covid-it kemi një shpërthim të gripit dhe infeksionit RSV. Por çfarë po ndodh saktësisht me temperaturat, viruset dhe funksionin e hundës?

Ekspertët shpesh theksojnë se temperaturat e ftohta i detyrojnë njerëzit të qëndrojnë brenda, ku është më e lehtë që mikrobet të përhapen. Por një studim i ri i publikuar në The Journal of Allergy and Clinical Immunology citon një tjetër shpjegim të mundshëm.

Ka të bëjë me hundën, e cila ka mbrojtje të krijuar për të ndaluar “pushtuesit” si viruset dhe bakteret. Në vitin 2018, studiues nga Universiteti Verilindor në Boston, Sdhe disa organizata të tjera përshkruan një nga këto mburoja në një punim të botuar gjithashtu në The Journal of Alergy and Clinical Immunology. Kur hunda “zbulon” bakteret, zbuluan ata, ajo lëshon “qese të vogla” të mbushura me lëng që synojnë t’i sulmojnë dhe vrasin ato.

Megjithatë, shumë herë këto viruse nuk neutralizohen, duke na bërë që të sëmuremi. Pra pyetja që lind është si më poshtë: “A e dobëson moti i ftohtë efektivitetin e përgjigjes natyrore imune të hundës?”.

Hulumtimet e mëparshme tregojnë se viruset e zakonshme të frymëmarrjes lulëzojnë në temperatura më të ftohta. Në vitin 2015, një ekip hulumtues nga Universiteti Yale përdori minj për të demonstruar se rinoviruset riprodhohen më mirë në temperatura më të ftohta, sepse përgjigjet imune antivirale nuk janë aq të forta në këto kushte. Hulumtimet nga Instituti Kombëtar i Shëndetit kanë treguar gjithashtu se viruset e gripit përhapen më mirë në klimat e ftohta.

Për studimin, studiuesit matën temperaturat e hundës së vullnetarëve të shëndetshëm në rreth 23 gradë Celsius kundrejt rreth 4 gradë Celsius. Ata zbuluan se temperatura e zgavrës së hundës ra me rreth 12 gradë Celsius në gjendje më të ftohtë. Më pas, në laborator, ata ekspozuan mostra të qelizave të hundës ndaj një rënie të ngjashme të temperaturës, për të imituar atë që ndodh në të vërtetë brenda hundës në një klimë të ftohtë. Ata zbuluan se përgjigja imune u zbut ndjeshëm në temperaturë më të ulët.

Ky rezultat, përveç ndihmës për të shpjeguar tendencat e vëzhguara prej kohësh në rritjen e viruseve të frymëmarrjes gjatë muajve të ftohtë, zbulimi mund të çojë përfundimisht në trajtime të reja, thotë bashkëautori i studimit Mansoor Amiji, kryetar i departamentit të shkencave farmaceutike në Northeastern.

Nëse studiuesit mund të gjejnë një mënyrë për të rritur përgjigjen e lindur imune të hundës, edhe në temperatura të ftohta, ata mund të ndalojnë më shumë sëmundje virale përpara se të përhapen. “Ju duhet vetëm ta aktivizoni këtë përgjigje në nivel lokal për të mbrojtur pjesën tjetër të trupit,” thotë Bleier, drejtor i kërkimit përkthimor të otolaringologjisë në Massachusetts Eye and Ear. “Kjo tregon se sa e rëndësishme është zgavra e hundës.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!