Megjithëse ishte i martuar me Mbretëreshën Elizabeth, Princi Philip nuk mund të merrte kurrë titullin Mbret.
Në mënyrë që të martohej me të, Princit Philip iu desh të humbte titujt që mbante si pasardhës i familjeve mbretërore të Greqisë dhe Danimarkës, dhe mori titullin e Dukës së Edinburgut, duke e ditur se ai kurrë nuk do të bëhej mbret.
Arsyeja që protokolli britanik përfshin këtë dispozitë ka të bëjë me konceptimet e vjetra të patriarkatit . Titulli i mbretit ishte superior ndaj mbretëreshës, gjë që nuk lejohet, pasi që Philip-i u martua me një anëtar të familjes mbretërore, nuk lindi aty.
Sipas sistemit të vjetër patriarkal, mbreti i kalon mbretëreshat, që do të thotë se ai do të ishte në një pozitë më të lartë se mbretëresha, diçka që nuk lejohet kur martohesh me një anëtar të familjes mbretërore.
Më 22 shkurt 1957 , Pallati lëshoi një deklaratë për këtë çështje. Mbretëresha njoftoi se po i jep titullin Princ i Mbretërisë së Bashkuar Lartmadhërisë së Tij Mbretërore Dukës së Edinburgut./e.b-abcnews.al