Arsyeja pse duhet të hani gjithmonë djathë në darkë

schedule12:57 - 11 Nëntor, 2020

schedule 12:57 - 11 Nëntor, 2020

Djathi është një ushqim i preferuar nga të gjitha moshat. Ai është i pasur në vlera dhe i mirë për organizmin nëse konsumohet pa e tepruar. Gjithashtu është i pasur me kalçium, një mineral i nevojshëm për kockat.

Djathi përmban gjithashtu proteinë e cila i nevojitet organizmit. Nxit dhe përmirëson gjumin por nga ana tjetër për shkak të yndyrës ai mund të shkaktojë probleme me tretjen.

Sipas agroweb.org, nëse e konsumoni direkt para gjumit, yndyrnat tek djathi mund të prishin cilësinë e tij.

Një studim i fundit britanik arriti në konkluzionin se ngrënia e djathit rreth 1 orë përpara fjetjes, ndihmon që t’ju zerë gjumi më lehtë.

Roli i djathit tek gjumi i atribuohet një amino acidi të njohur si triptofan.

Ky amino acid përdoret nga organizmi për prodhimin e hormonit serotoninë që rregullon humorin, e qetëson njeriun dhe përshpejton ardhjen e gjumit.

Ngrënia e djathit me pak ose pa yndyrë rekomandohet një ose dy orë përpara gjumit. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!