Eliminimi nga Champions League ka lënë ende plagë te Juventusi. Atmosfera nuk është aspak e mirë, ndërkohë që ka pasur edhe një debat të vogël/
Nga Italia raportohet se Dybala dhe Cuadrado kanë shkuar te trajneri Allegri dhe kanë kërkuar disa orë leje, për shkak se do ta kalonin natën në qendrën stërvitore.
Edhe pse argjentinasi kishte shkuar te trajneri si zëvendëskapiten, Allegrit nuk i ka pëlqyer aspak kërkesa dhe i është përgjigjur që “Vetëm ti po ma bën këtë kërkesë”.
Një ftohje totale sa kuptohet, edhe pse te Juventusi e thonë shpesh që Dybala është pjesë e rëndësishme e ekipit. / abcneës.al