Arsovska merr zyrtarisht detyrën, Shkupi për herë të parë do të drejtohet nga një grua

schedule15:46 - 8 Nëntor, 2021

schedule 15:46 - 8 Nëntor, 2021

Në hapësirat e Bashkisë së Shkupit, sot u mbajt pranim-dorëzimi i funksionit të kryetarit të qytetit. Petre Shilegov i dorëzoi detyrën kryetares së re të Bashkisë Danella Arsovska.

Deklaratë pas ngjarjes dha vetëm Shilegovi, i cili theksoi se e ka njoftuar Arsovskën me gjërat themelore të rëndësishme.

“Unë pres se së shpejti do të njihet me problematikën në qytet e cila është komplekse në shumë sfera, megjithatë ekipi që mbeti këtu është seriozisht profesional dhe pres se do t’i ndihmojnë të ketë punë të suksesshme”, tha Shilegov.

Nga ekipi i Arsovskës paralajmëruan se në ditët në vijim kryetarja e re e qytetit do t’i drejtohet opinionit përmes gazetarëve.

Shilegov, në cilësinë e anëtarit të LSDM-së,  komentoi edhe ngjarjet e fundit politike me shumicën në Kuvend, duke u shpreh se ajo që ndodhi gjatë fundjavës ishte “hamendësim i opinionit, argëtim i opinionit dhe tentim të mbetet disi në lojën politike.”

Gjatë javës, siç theksoi Shilegov, do të mbahet mbledhja e Këshillit ekzekutiv të partisë ku shumë gjëra, sipas tij, do të zgjidhen. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!