Nxënësit në Elbasan kanë gjithmonë e më shumë interes për të ndjekur shkollat profesionale të cilat I shohin si një mundësi të mirë punësimi.
Shkolla e mesme profesionale në Elbasan ofron 11 programe studimi, por degët më të kërkuara janë ato të për hoteleri- turizëm dhe teknologji informacioni.
Një prej avantazheve të kësaj shkolle sipas drejtuesit të saj është diploma me të cilën pajisen nxënësit në përfundim të ciklit të studimeve.
Regjistrimet për tu bërë pjesë e kësaj shkolle kanë nisur më 8 korrik dhe përfundojnë më 30 shtator./abcnews.al