Gëzim Rredhi është 62-vjeçari që ndërroi jetë këtë të shtunë, pasi ra nga pema , teksa po vilte ullinj në Ksamil.
Mësohet se i ndjeri është pedagog i Gjuhë-Letërsisë në universitetin “Eqerem Çabej” në Gjirokastër.
Lexo edhe: Ranë nga pema, vjelja e ullinjve i merr jetën dy të moshuarve, njëri nga Vlora, tjetri nga Saranda
Burime për Abc bëjnë me dije se Gëzim Rredhi kishte një shtëpi verore në Ksamil.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme, kur 62-vjeçari po mblidhte ullinjtë nga pemët e ullirit që kishte në shtëpinë verore në Ksamil, Sarandë. Rredhi është rrëzuar aksidentalisht nga pema.
Gjithashtu paraditen e sotme, një tjetër përpos ka ndërruar jetë, pasi dyshohet se duke mbledhur ullinj është rrëzuar aksidentalisht nga pema. Viktima është shtetasi L. V., rreth 65 vjeç banues në fshatin Bestrovë, Vlorë ./abcnews.al/