Arsim dhe punësim për romët/ Projekt i fondacionit për shoqëri të hapur dhe qeverisë

schedule17:57 - 1 Dhjetor, 2023

schedule 17:57 - 1 Dhjetor, 2023

Më shumë mundësi arsimimi dhe punësimi për romët dhe egjiptianët në Shqipëri. Përmes këtij projekti, Fondacioni për Shoqëri të Hapur në bashkëpunim me pushtetin qendror dhe vendor synon reduktimin e analfabetizmit funksional, hapjen e vendeve të reja të punës për pjesëtarë të këtij komuniteti.

Aktualisht rreth 2300 romë dhe egjiptianë sipas zëvendës ministres së Mbrojtjes Sociale kanë përfituar shërbime në të gjitha bashkitë e vendit.

“Parashikohet që zhvillimi i bashkëpunimit të ministrive të linjës përgjegjëse për integrimin e romëve dhe konsultimin me shoqërinë civile. Është bërë progres në buxhetimin e përgjithshëm dhe politikat e përfshirjes së romëve dhe egjiptianët si në nivelet e programet e arsimit dhe mbështetje sociale.“, tha zëvendës ministrja e Shëndetësisë Denada Seferi.

Projekti parashikohet të zgjasë tre vjet dhe në përfundim të tij parashikohet kthimi në model për tu aplikuar dhe në vende të tjera. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!