Arsenali zyrtarizon Trossard nga Brighton

schedule17:13 - 20 Janar, 2023

schedule 17:13 - 20 Janar, 2023

Arsenali ka konfirmuar nënshkrimin me mesfushorin 28-vjeçar Leandro Trossard.

Më herët u raportua se marrëveshja e belgut me Topçinjtë do të llogaritet deri në vitin 2026.

Sipas Fabrizio Romano, Arsenali do t’i paguajë Brighton 21 milion paund plus 5 milion paund në bonus për transferimin.

Trossard ka bërë 16 paraqitje në Premier League këtë sezon dhe ka shënuar 7 gola. Ai ka meritë edhe në dy asistime. /G.D abcnews.al/