Freddie Ljungberg do të jetë trajner i përkohshëm i Arsenal, pasi “Topçinjtë” vendosën të shkarkojnë Unai Emery për shkak të rezultateve dhe paraqitjes së skuadrës. Ditën e sotme ka ardhur edhe një tjetër njoftim nga klubi londinez.
Tashmë është mësuar edhe se kush do të jetë ndihmësi i Ljunberg. Zgjidhja është gjetur sërish nga akademia dhe është gjermani Per Mertesacker. Ish-qendërmbrojtësi punon me moshat e Arsenalit dhe për një periudhë kohe të shkurtër do ndihmojë suedezin.
Ndërkohë drejtuesit e Arsenalit po tentojnë të gjejnë një trajner të përhershëm. Këto ditë kanë qarkulluar shumë emra, madje edhe Carlo Ancelotti i Napolit. Nuno Espirito Santo, trajneri aktual i shikohet si një alternativë e mundshme. /abcnews.al
? @ArsenalAcademy manager Per Mertesacker will be supporting interim head coach Freddie Ljungberg in the short-term.
Per will be in the dugout at Carrow Road tomorrow.#NORARS pic.twitter.com/rvWJRd2pDG
— Arsenal (@Arsenal) November 30, 2019