Skuadra e Arsenalit ka nisur me kohë punën për t’u përforcuar sa më shumë për sezonin e ri. “Topçinjtë” e Londrës bënë një tjetër sezon për t’u harruar, por ai fitim i FA Cup në fundin e sezonit, duket se ka ndezur shpresat në kampin londinez.
William Saliba është rikthyer në klub pas huazimit 1-vjeçar te St. Etienne, ndërsa mbrojtësit tjetër Gabriel ka firmosur dhe pritet vetëm zyrtarizimi.
Zyrtarizimi ka ardhur për dy firma të tjera, ato të Cedric Soares dhe Pablo Mari. Të dy futbollistët ishin të huazuar tek Arsenali, ndërsa tashmë, “Topçinjtë” kanë siguruar kartonin e plotë të tyre, duke paguar te Southampton dhe te Flamengo./abcnews.al
✍️ We have reached agreement with both Pablo Mari and Cedric Soares to join the club on permanent deals.
— Arsenal (@Arsenal) August 24, 2020