Arsenali arriti akordin e huazimit një-vjeçar të Dani Ceballos verën e kaluar dhe pagoi 18 milionë euro në arkat e Real Madrid. 23-vjeçari spanjoll po zhvillon paraqitje të mira me “Topçinjtë” deri tani. Golin e parë e gjeti në Europa League kundër Standard Liege, teksa ka dhuruar edhe disa asiste për shokët e skuadrës.
Klubi anglez është bindur për cilësitë e tij, por duhet të bëjë të njëjtën gjë me “Los Blancos”. Metro raporton se Arsenali ka bërë ofertën e parë drejt Realit. 30 milionë euro kanë ofruar londinezët, por klubi spanjoll ka refuzuar.
Për një lojtar të tillë nevojitet më shumë para dhe Arsenalit i duhet të përgatisë një tjetër ofertë. Drejtuesit e klubit duhet të sakrifikojnë ekonomikisht për të bërë të mundur vazhdimin e karrierës së Ceballos në Premier League. /abcnews.al