Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arsenali nuk do ta lërë Xhakën të shkojë deri në transferimin e Rice

schedule17:36 - 4 Korrik, 2023

schedule 17:36 - 4 Korrik, 2023

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, është në pritje të miratimit përfundimtar të Arsenalit për të kaluar te Bayer Leverkusen.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, një marrëveshje mes mesfushorit zviceran dhe klubit gjerman është arritur në maj. Vetë Xhaka këmbëngul vetëm për të kaluar te Bayer Leverkusen, ku e pret Xabi Alonso.

Romano sqaron se Arsenali do ta lirojë Xhakën vetëm pasi të jetë finalizuar dhe miratuar një marrëveshje me një tjetër lojtar, mesfushorin e West Ham, Declan Rice.

Xhaka sezonin e kaluar luajti 47 ndeshje, duke shënuar 9 gola dhe duke dhënë 7 asistime. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!