Qëndërmbrojtësi i Torinës, Gleison Bremer ka përfunduar në radarët e disa skuadrave të cilat kërkojnë shërbimet e lojtarit për sezonin e ri.
Prej kohës lojtari i Torinos është nën vëzhgim nga skuadra zikaltër në Seria A, të cilët e shikojnë Bremer si një lojtarë kryesore për skemat e trajnerit Simone Inzaghit.
Së fundi siç raportohet nga mediat angleze, Arsenali do të rivalizojë Interin në garën për shërbimet e Bremer, pasi “Topçinjtë” janë gati t’i bëjnë ofertën e parë Torinës për lojtarin në fjalë. /f.a/abcnews.al