Arsenali po përpiqet të përfundojë blerjen e Kai Havertz.
“Topçinjtë” janë shumë pranë sulmuesit gjerman, pasi kanë gjetur gjuhën e përbashkët me vetë futbollistin. Ky është një rekomandim personal i Mikel Artetës, me trajnerin spanjoll që e konsideron atë zgjedhjen e duhur për majën e sulmit, duke lënë pas Gabriel Jesus.
Për të kompletuar transferimin, duhet të ketë një marrëveshje përfundimtare edhe me Chelsea, ku kostoja totale e transferimit pritet të jetë afër 80 milionë euro, duke përfshirë komisionet e agjentëve, shumën që do të marrë Chelsea dhe atë të Leverkusenit që ka ruajtur një normë rishitjeje.
Sulmuesi 24-vjeçar ka luajtur për tre vjet te Chelsea, duke bërë 139 paraqitje me 46 gola dhe 31 asistime. /G.D abcnews.al/
❗️News #Havertz: He‘s very close to join @Arsenal now! All depends on the final offer from Arsenal. #CFC
Havertz, keen to join #Arsenal now as personal terms are almost agreed. Arteta loves to see him in addition to Jesus.
➡️ Bayern inquired about conditions in the last days… pic.twitter.com/jWjyPZvDID
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) June 18, 2023