Arsenali ka shfaqur interes për shërbimet e lojtarit të Juventusit, Arthur Melo, teksa e shikojnë mesfushorin si lojtarin e duhur për mesfushën e tyre.
Mikel Arteta e pëlqen shumë lojtarin juventin dhe e ka kaluar atë në krye të listës së lojtarëve të dëshiruar dhe që mund të trasnferojë gjatë kësaj merkatoje.
Sipas “ RMC Sport”, Arsenali duket se ka avancuar në arritjen e marrëveshjes me Juventusin për të marrë Arthurin në huazim për pjesën e mbetur të sezonit dhe për këtë po përgatit një ofertë që mund të tundojë “zonjën e vjetër” për të lënë të lirë lojtarin.
Vlera e transferimit të lojtarit është afërsisht 76 milionë euro plus 6 milionë euro të tjera bonuse.
Arthur u transferua nga Barcelona në shtator të vitit 2020 si pjesë e një marrëveshjeje shkëmbimi për Miralem Pjanic, një shkëmbim që shikon asnjërin klub të kënaqur.
? Si Arsenal aime beaucoup le profil de Bruno Guimaraes, et s’est même positionné ces derniers jours, la priorité du club londonien se nomme Arthur.
— RMC Sport (@RMCsport) January 12, 2022
/f.a/acbnews.al

