Arsenal reagon për sulmin me thikë në Milano: Jemi me ty Pablo Mari, ngushëllime viktimave

schedule08:13 - 28 Tetor, 2022

schedule 08:13 - 28 Tetor, 2022

Edhe Arsenali, klubi që ka në pronësi Pablo Mari, por të cilin e ka huazuar te Monza, ka reaguar për sulmin me thikë që është bërë në supermarketin e Milanos, ku një person humbi jetën dhe disa të tjerë u plagosën, ku mes tyre edhe futbollisti i Serie A.

“Mendimet tona shkojnë te Pablo Mari dhe viktimat e tjera të episodit të tmerrshëm në Itali. Ne kemi qenë në kontakt me agjentin që na tha se ai është në spital dhe nuk është plagosur rëndë”, është shprehur klubi anglez./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!