Arsenali nuk ndalet në këtë merkato, teksa po vazhdon ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri. “Topçinjtë” kanë hedhur grepat në Seria A, ku kanë menduar të “peshkojnë” te Hellas Verona.
Bëhet fjalë për ish-sulmuesin e Cagliarit, Giovanni Simeones, i cili përfundoi huazimin e tij te Hellas Verona, me këtë të fundit që ka blerë tashmë përfundimisht për shifrën e 10.5 milionë euro kartonin e sulmuesit.
Me Veronën këtë sezon shënoi 17 gola dhe asistoi në 6 raste, duke qenë një nga sulmuesit më të mirë të Seria A.
Gjiganti anglez Arsenal është shumë i interesuar për transferimin e lojtarit dhe po përgatitë një ofertë prej 20 milionë euro për transferimin e tij.
Gjithsesi londinezët nuk do ta kenë aspak lehtë afrimin e sulmuesit, pasi konkurrenca për të është shumë e madhe. Juventus, Lazio, Napoli, Atalanta dhe Valencia janë skuadrat e tjera që e duan transferimin e Simeones këtë verë. Verona është gati ta lejoj largimin e yllit të skuadrës, por po pret ofertën më të lartë për ta lënë atë të lirë. /f.a/abcnews.al