Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Arsenal nuk heq dorë, “topçinjtë” gati të shifrën rekord për Declan Rice

schedule16:05 - 20 Qershor, 2023

schedule 16:05 - 20 Qershor, 2023

Pas refuzimit të ofertës së parë, prej 75 milionë paundësh të skuadrës së Arsenal, për 24-vjeçarin e “çekiçëve” të West Ham, Declan Rice, “topçinjtë” kanë vazhduar negociatat me rivëlt “londinezë” dhe ditën e sotme kanë prezantuar ofertën e 2-të për “katalizatorin” e mesfushës.

Sipas raportimeve më të fundit nga mediat britanike, bordi i Arsenal ka vendosur t’i ofrojë “çekiçëve” plot 75 milionë paund, si dhe 15 milionë të tjera bonus, duke e çuar ofertën në 90 milionë paund, shifër kjo rekord për klubin.

Ndërkaq, kujtjomë se në rast dakordësie mes klubeve për transferimin e Declan Rice, ky i fundit do të bëhet automatikisht blerja më e shtrenjtë në historinë e Arsenal, duke kaluar kështu shifrën prej 72 milionë paundësh, që u shpenzuan për afrimin e anësorit nga Bregu i Fildishtë, Nicolas Pepe nga skuadra e Lille, në verën e vitit 2019. /i.m /abcnews.al 



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!