Arsenal nuk dorëzohet për Rice, “topçinjtë” gati të thyejnë çdo rekord për 24-vjeçarin

schedule07:56 - 28 Qershor, 2023

schedule 07:56 - 28 Qershor, 2023

Pavarësisht refuzimeve të njëpasnjëshme nga “çekiçët” e West Ham për kartonin e 24-vjeçarit, Declan Rice, duket se “topçinjtë” e Arsenal nuk kanë ndërmend të “dorëzohën” për transferimin e talentit anglez dhe kanë vendosur të bëjnë një tjetër ofertë për mesfushorin.

Sipas raportimeve më të fundit nga tabloidet britanike, Arsenal ka gati një ofertë prej 105 milionë paundësh për Rice, përfshirë këtu dhe bonuset, duket e kthyer kështu transferimin e anglezit, në më të shtrenjtin e futbollit anglez.

Ndërkaq, kujtojmë se, deri më tani transferimi më i shtrenjtë i një lojtari anglez në histori është ai i anësorit, Jack Grealish, i cili u transferua nga Aston Villa te “qytetarët” e Manchester City, për shifrën rekord të 100 milionë paundëve. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!