Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arsenal, “njeriu me top” në Lisbonë/ Champions, londinezët morën fitore të rëndësishme jashtë fushe

schedule11:15 - 8 Prill, 2026

schedule 11:15 - 8 Prill, 2026

Ishte e merituar.

Duhet thënë që në fillim se Arsenal u kthye në Champions ashtu siç ka qenë gjithë këtë sezon, duke lënë prapa dy humbjet e hidhura në garat shtëpiake, në Kupën e Anglisë dhe Kupën e Ligës angleze.

Në stadiumin “Zhoze Alvalade” të Lisbonës u luajt një ndeshje e fortë dhe e ashpër, edhe pse jo si spektakli që u dha në “Santiago Bernabeu” të Madridit.



Londinezët bënë më shumë dhe tashmë janë shumë më pranë gjysmëfinaleve, aty ku arritën edhe vjet, të eliminuar nga Paris SG që fitoi trofeun.

“Topçinjtë” mbajtën topin 58 për qind, aspak keq jashtë fushe dhe ndaj një ekipi me nivel të lartë teknik siç janë portugezët.

Po ashtu, anglezët provuan më shumë gjuajtje, jashtë dhe brenda porte, ndonëse shpërblimi erdhi fare në fund.

Ylli gjerman, Kai Haverc, konkretizoi epërsinë mike pikërisht në minutën e parë shtesë.

A thua Arsenali do ta fitojë më në fund Championsin për herë të parë në historinë e tij?

Është herët ta themi, sepse ende nuk kanë kaluar çerekfinalet, por rasti është i madh.

Do të ishte një vit i paharrueshëm sepse edhe titulli kampion në Angli është shumë afër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!