Arsenal në krizë, Shearer: Nuk e di nëse sigurojnë qëndrimin në Premier League

schedule14:14 - 20 Dhjetor, 2020

schedule 14:14 - 20 Dhjetor, 2020

Legjenda e Neëcastle United, Alan Shearer, nuk i ka kursyer aspak kritikat ndaj Arsenalit, pas asaj humbjeje ndaj Evertonit. Ish-sulmuesi që mban ende rekordin për sa i përket golave në Premier League u shpreh se nuk është shumë i sigurtë nëse “Topçinjtë” do të mbijetojnë këtë sezon.

“Nuk do të isha shumë i sigurt nëse Arsenali do të mbijetonte. Me këto paraqitje që ato po tregojnë dhe qëndrimin e disa prej lojtarëve gjithçka mund të ndodhë. Mikel Arteta duhet të fillojë të shqetësohet sepse po mbështet tek një grup lojtarësh që as nuk përpiqen për të bërë punën e tyre”, deklaron anglezi në emisionin “Match of the Day”.

 

“Kanë shënuar vetëm 12 gola deri më tani, është absurde. Në ndeshjen kundër Everton Pepe nuk luajti pothuajse fare. Disa herë vraponte, disa herë vetëm ecte. Duhet të bëjë më shumë. Ka disa lojtarë në atë ekip, të cilët nuk po japin gjithçka për trajnerin e tyre. Arsenali nuk do të shënojë kurrë gola nëse luan kështu”, përfundon Shearer. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!