Arsenal me “objektiva” të qartë, “topçinjtë” kërkojn Declan Rice për sezonin e ardhshëm

schedule21:03 - 25 Prill, 2023

schedule 21:03 - 25 Prill, 2023

“Topçinjtë” e Arsenal kanë hyrë në pikën më të nxehtë të një sezoni ku kërkojnë të rikthejnë lavidën e dikurshme, me shpresën të fitojnë titullin kampion pas më shumë se 19 vitesh pritje për klubin nga veriu i Londrës.

Mirëpo, “lufta e ethshme” për titull kundër Manchester City, duket se nuk e ka ndalur aspak “hapin” e bordit drejtues të Arsenal për të bërë gati planet për sezonin e ardhshëm dhe pika e parë e planit sigurisht që është një merkato vere “e shëndetshme” për klubin, ku pritet që Arsenal të forcojë disa pika kyçe për edicionin e radhës.

Me Saka, Martinelli, Gabriel Jesus e Balogun në sulm duket se repartvi ofenziv është i sigurtë, po kështu edhe prapavija me Zinchenko, Ben Ëhite, Saliba, Tomiyasu e Gabriel duket mirë, kështu që problemi i vetëm për teknikun spanjoll mbetet mesfusha.

“Topçinjtë” i kanë prioritetet e qarta për sezonin e radhës dhe një rikthimin në Champions League kërkon përvojë, stabilitet në mesfushë, me klubin që kanë hedhur sytë nga 24-vjeçari, i “çekiçëve” të Ëest Ham, Declan Rice.

Jo shumë i ri në moshë, por më një karrierë të madhe përpara, Rice është kthyer në “të preferuarin” e Mikel Arteta për sezonin e ardhshëm, teksa e sheh “liderin” e Kombëtares së “3 luanëve”, si një pikë kyçe për qendrën e mesfushës sezonin e ardhshëm, së bashku me “fantazistin”, Martin Odegaard.

“Gjoba” pritet të jetë e lartë nga “kushërinjtë” londinezë, mirëpo deri më tani negociatat nuk kanë nisur ende as me lojtarin e as me klubin e tashmë gjithçka pritet është nisja e merkatos së verës më 1 korrik. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!