Performancat e Mykhaylo Mudryk me Shakhtar Donetsk vunë në “lëvizje” radarët e disa ekipeve të mëdha në Evropë.
Nga Anglia raportohet se Arsenal është në kërkim të një elementi për të forcuar pjesësn ofensive të mesfushës dhe 21-vjeçari ukrainas mendohet si zgjidhja ideale.
Megjithatë, për “topçinjtë” Mudryk mund të konsiderohet si një shpenzim “lluksi”, pasi në Donetsk, ai vlerësohet me 40 milionë euro, shifër kjo që për Arsenal mund të jetë disi problematike. /i.m /abcnews.al