Arsenal kërkon “siguri” në mesfushë, “topçinjtë” piketojnë talentin belg të Premier League

schedule19:35 - 6 Prill, 2023

schedule 19:35 - 6 Prill, 2023

Ndër emrat më të përfolur për një lëvizje të mundshme në merkaton e verës është dhe mesfushori i Everton, belgu, Amadou Onana, me 21-vjeçarin që pëlqehet shumë nga tekniku Arteta dhe mund të shihet si një zëvendësues perfekt i mesfushorit Granit Xhaka.

Mirëpo, problem është çmimi i lojtarit. Everton nuk pranon më pak se 60 milionë euro për kartonin e talentit belg, me këtë të fundi që ka shkëlqyer që në sezonin e tij të parë në Premier League dhe ka një kontratë që skadon në verën e vitit 2027.

Ndërkaq, kujtojmë se më parë Onana ka luajtur për francezët e Lille, si dhe për gjermanët e Hamburg, ndërsa tani e vetmja gjë që ka mbetur është të pritet lëvizja e radhës e djemve të Artetas. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!