Arsenali ka kohë që po tenton transferimin e Iscos nga Real Madridi.
Skuadra londineze duket se tani është afër që t’ia arrij qëllimit, pasi spanjolli e kërkon largimin nga Los Blancos.
Sipas asaj që raporton Mirror Sport, Isco nuk ka insistuar të rinovojë kontratën që i skadon në fund të këtij sezoni.
Kështu, nga muaji i ardhshëm, mesfushori do të jetë i lirë të diskutojë me secilën skuadër që i ofron pagë të majme dhe siguri për më shumë minuta në fushën e lojës.
Sipas Mirror, Isco pëlqen kalimin te Arsenali, duke ditur se vendi i titullarit nuk do të diskutohej.
The Gunners do të presin deri në verën e vitit të ardhshëm për të marrë shërbimet e tij. Madje thuhet se Chelsea e Liverpool janë po ashtu të interesuar. /h.ll/abcnews.al