Arsenali është kthyer në luftë për titullin e Premier League dhe një meritë të madhe ka Mikel Arteta, i cili ka treguar se është në gjendje të ringjallë një ekip që nuk kishte arritur shumë rezultate pozitive në sezonet e fundit.
Pavarësisht epilogut të kampionatit dhe duelit me Manchester City, klubi londinez dëshiron të fillojë të flasë me trajnerin spanjoll rreth rinovimit.
Drejtuesit e “topçinjve” kanë gati rinovimin e kontratës që skadon në vitin 2025. Një lëvizje e nevojshme, duke qenë se, sipas “The Sun”, PSG po shqyrton Artetan si zëvendësues të Christophe Galtier, i cili me shumë gjasa do të largohet nga pankina pariziane në fund të sezonit./ h.ll/abcnews.al