Arsenal “blindon” pankinën, Arteta te “Topçinjtë” deri në vitin 2027

schedule14:56 - 12 Shtator, 2024

schedule 14:56 - 12 Shtator, 2024

Trofetë nuk kanë ardhur akoma, ama janë në rrugën e duhur.

Që prej dhjetorit të vitit 2019, gjithçka ndryshoi te “Topçinjtë” e Arsenal, me një prej klubeve më legjendar të Premier League, që duket se ka rifituar shkëlqimin e dikurshëm dhe kjo padyshim e ka një aryse të fortë.

Bëhet fjalë për teknikun spanjoll, Mikel Arteta, i cili prej dy sezonesh tashmë është shumë pranë rikthimit të “gjigantëve” të Londrës, në majë të tabelës së Premier League, duke u ndalur vetëm nga “Qytetarët” e Manchester City.

Të tilla paraqitje padyshim që kanë impresionuar edhe bordin e “Topçinjve”, të cilët këtë të enjtet vendosën të rinovonin edhe kontratën e spanjoll, për tre vite të tjera, duke u lumturuar jo pak teknikun, i cili dukej të ishte shumë i emocionuar pas firmosjes së kontratës së re.

“Jam tepër krenar, shumë e emocionuar dhe pres me padurim atë që do të ndodhë më pas. Ndihem krenar për vendin ku jam dhe për marrëdhëniet që kam me të gjithë në klub.

Jam jashtëzakonisht me fat që punoj me njerëz të mirë çdo ditë duke pasur parasysh ambiciet tona. Jam shumë i frymëzuar dhe ndihem i sfiduar. Ndihem i mbështetur dhe dua të bëj shumë më tepër se sa kemi arritur tashmë së bashku.

Së bashku me lojtarët dhe të gjithë në klub, presim me padurim vitet e ardhshme me tifozët tanë që kanë transformuar emocionalisht klubin dhe ekipin. Tifozët tanë na ndryshuan, u bëmë  ndryshe. Mezi presim të vazhdojmë rrugëtimin tonë së bashku”,- u shpreh Arteta. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!