Autoriteti Rrugor Shqiptar i ka bërë thirrje banorëve që preken nga projekti për zgjerimin e rrugës, nga mbikalimi i pallatit me shigjeta deri tek sheshi “Shqiponja”, të paraqesin në zyrat e tij dokumentacionin që zotërojnë për pronat e tyre.
Aktualisht Autoriteti Rrugor Shqiptar thotë se ka sqaruar rreth 70% të banorëve, objektet e të cilëve preken nga projekti për rehabilitimin e zonës. Ndërkohë thekson se nga verifikimet paraprake në terren, për të zbatuar projektin janë 242 biznese apo banesa që duhen shembur./abcnews.al