ARRSH: Këto janë akset ku duhet të lëvizni me kujdes, përdorni zinxhirë dhe goma dimërore

schedule08:22 - 10 Dhjetor, 2021

schedule 08:22 - 10 Dhjetor, 2021

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion në lidhje me gjendjen e rrugëve pas reshjeve të dendura që kanë përfshirë vendin gjatë orëve të natës. Sipas ARRSH reshjet e shiut që kanë përfshirë të gjithë vendin nuk kanë sjellë probleme për bllokim të qarkullimit të automjeteve.

Ndërkohë në Llogara, në Boboshticë-Dardhë km 7-14, Dedaj-Razëm ka pasur reshje dëbore. Në këto akse drejtuesit e mjeteve këshillohen të bëjnë kujdes, duke respektuar sinjalistikën dhe duke u pajisur me me zinxhirë dhe goma dimërore.

“Reshje shiu dhe dëbore kanë përshkuar të gjithë vendin, por pa sjellë probleme për bllokimin e qarkullimit të mjeteve

Reshje dëbore ka pasur në Llogara, në Boboshticë-Dardhë km 7-14, Dedaj-Razëm km i fundit.

Kontraktorët kanë punuar gjatë natës me mjete borëpastruese për pastrimin e rrugës nga bora, shpërndarjen e kripës dhe nga materialet inerte në ato segmente ku kanë vijuar reshjet e shiut

Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në njoftimin e ARRSH. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!