Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

ARRSH: Bllokimi i rrugës pranë Tunelit të Llogarasë për shkak të punimeve

schedule19:54 - 14 Shkurt, 2026

schedule 19:54 - 14 Shkurt, 2026

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka sqaruar opinionin publik se bllokimi i rrugës në dalje të Tuneli i Llogarasë gjatë ditës së sotme është kryer në kuadër të masave të sigurisë për punimet në rrugët lidhëse të tunelit.

Sipas njoftimit zyrtar, një shpërthim i planifikuar është realizuar në orën 12:30, në prani të Policia e Shtetit, me qëllim menaxhimin dhe disiplinimin e qarkullimit të mjeteve. Për shkak të trafikut minimal në këtë periudhë, rruga u bllokua për rreth 20 minuta dhe, pas përfundimit të procesit dhe pastrimit të zonës, qarkullimi vijoi normalisht.

Punimet janë pjesë e segmentit të rrugëve lidhëse me tunelin dhe përfshijnë rehabilitimin e rrugës ekzistuese në një gjatësi prej rreth 1 kilometër, nga dalja e tunelit në anën e Palasës deri në kryqëzimin me rrugën e re Palasë–Dhërmi. Aktualisht po punohet për zgjerimin e aksit ekzistues, si dhe për ndërtimin e një aksi të ri prej rreth 600 metrash.



Gjatë gërmimeve, në rastet kur haset material i fortë shkëmbor, është i domosdoshëm përdorimi i shpërthimeve me sasi të vogla eksplozivi. Sipas ARRSH-së, pritet të realizohen edhe 5–6 shpërthime të tjera, ndërsa shpërthimi i radhës mund të kryhet ditën e mërkurë.

Autoritetet bëjnë me dije se punimet po vijojnë me ritëm të lartë, me synimin për t’u përfunduar përpara nisjes së sezonit veror.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!