Arritje mjekësore në Nju Jork, kryhet transplantimi i veshkës nga derri te njeriu

schedule11:04 - 20 Tetor, 2021

schedule 11:04 - 20 Tetor, 2021

Një sukses historik ndodhi në Nju Jork ku për herë të parë një veshkë që u zhvillua në trupin e një derri të modifikuar gjenetikisht u transplantua në një njeri dhe po funksionon normalisht.

Edhe pse shumë pyetje mbeten pa përgjigje në lidhje me efektet afatgjata të një transplanti të tillë, ekspertët besojnë se arritja është një “record” në fushën e ksenograftimit (transplantimi midis llojeve të ndryshme të qenieve të gjalla).

Operacioni u krye në Qendrën Mjekësore Langone të Universitetit të Nju Jorkut (NYU).

Veshka erdhi nga një derr i modifikuar gjenetikisht në mënyrë që organi të mos refuzohej nga trupi i njeriut. Organi nuk u transplantua normalisht, por u implantua përmes enëve të gjakut jashtë barkut, në pjesën e sipërme të këmbës së një të vdekuri të mbështetur mekanikisht nga truri, i cili më parë ishte shpallur dhurues organesh. Veshka filloi të prodhojë urinë dhe kreatininë pothuajse menjëherë. Ky sukses ka të ngjarë të hapë rrugën për një burim të ri të transplantit të organeve nga kafshët. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!